Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi niset nga selia e LSI-së për t’iu bashkuar kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha në hyrje të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Kryemadhi tha se sot shqiptarët tregojnë se janë këtu për të rrëzuar Edi Ramën dhe jo për tu larguar nga Shqipëria.
“Sado të mundohet t’i blejë ata sot, kjo pjesëmarrje e jashtëzakonshme e të rinjve dhe të rejave tregon të kundërtën. Shikoj që njerëzit janë entuziast, mesa duket një fije shprese lind në shpirtin e tyre dhe pse të varfër ekonomikisht, po ata nuk janë të varfër shpirtërisht, një sinjal i jashtëzakonshëm për rininë shqiptare që të mos largohen nga Shqipëria po të qëndrojnë këtu të rrëzojnë Edi Ramën”, tha Kryemadhi për mediat.
E pyetur për simbolikën e çizmes, ajo tha se ajo nuk ësht ëpër shqiptarët, por për atë që ka mbetur vetëm, referuar kryeministrin Rama.
“Çizmja nuk është për shqiptarët, për ata që kanë pushtuar të ardhmen e rinisë shqiptare. Çizmja është për atë që ka mbetur vetëm. Tepsinë donte, e mori e ka të gjithë vetë, duke bërë një gjest që s’ia ka bërë asnjëri Shqipërisë. I ka mbytur çdo shpresë. Kjo protestë tregon se shqiptarët janë këtu”, tha ajo.
Top Channel