Donald Trump veshi kostumin e biznesmenit, kur u ngjit në podiumin e Forumit Botëror të Ekonomisë në Davos të Zvicrës, për fjalimin e shumëpritur përpara udhëheqësve globalë dhe elitës së biznesit.
Fokusi i fjalës së tij është suksesi ekonomik i Amerikës gjatë vitit të parë të Trumpit në Zyrën Ovale.
“Po ecim shkëlqyeshëm, – ishte komenti i tij. – Unë besoj tek Amerika. Si president i Shteteve të Bashkuara do ta vendos gjithmonë atë të parën, e kështu duhet të bëjnë edhe udhëheqësit e shteteve të tjera për kombet e tyre. Por ‘Amerika e para’ nuk do të thotë ‘Amerika vetëm’. Kur rriten SHBA-të, kështu ndodh edhe në botë. Prosperiteti amerikan ka krijuar vende të shumta pune në mbarë globin”, është mesazhi i Trumpit.
Kushtet për biznes në SHBA, sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë nuk kanë qenë asnjëherë më të favorshme sesa sot.
Fjalimi i tij risjell gjithashtu në vëmendje nevojën për një përqëndrim më të madh te përmirësimi i kushteve të “njerëzve të harruar”, një temë kjo të cilën e pati lakuar shumë gjatë fushatës për presidencën amerikane.
Top Channel