Sokrati ka thënë: Njih veten!. E këtë thënie mund ta përdorim dhe si rregull për modën.
Të njohësh trupin është hapi i parë për të vlerësuar forcën efigurës dhe të fshehim pjesët kritike. Trupi femëror kategorizohet përmes pesë llojeve të ndryshme: Si dardhë, si mollë, si kepsidër, trekëndësh dhe drejtkëndësh.
Ndiqni këto këshilla:
Në formë “molle”
Femrat me këtë model trupi kanë shpatulla të gjera, ije të buta, këmbë dhe krahë të hollë dhe një bel pak të rrumbullakosur. Veshjet më të përshtatshmë janë ato që hollojnë belin pa e theksuar dhe që i jep vlerë shpatullave, dekoltesë dhe krahëve.
Bluzat me një jakë të bukur, ato që zbulojnë shpatullat dhe krahët, apo gjatë muajve të ftohte bluzat me krahë të ngushta. Më mirë evitoni pantallonat dhe fundet me bel të lartë.
Në formë “dardhe”
Në këtë formë trupi pika e fortë fokusohet tek ijet dhe kofshët, ndërsa beli dhe shpatullat janë më të ngushta. Në këtë rast vëmendja duhet të përqëndrohet në pjesën e sipërme të trupit. Kështu që veshjet që nuk e theksojnë shumë belin janë të përshtatshme, dhe gjatësi ideale është deri në gju. Edhe aksesorët si varëset, vëthët e përmasave të mëdha, pa kaluar në ekstravagancë u shkojnë shumë. Por duhet të evitoni pantallonat me xhepa të mëdha, dhe gjatësi që ‘presin’ trupin. Nuk ju shkojnë as stampimet e përmasave të mëdha apo ngjyra të ndezua shumë.
Si formë “klepsidri”
Bel i hollë, gjoks bujar dhe forma B e dukshme, është forma ideale për një femër. Pika e forcës për këtë lloj trupi është gjoksi, të cilit i jepet vlerë me veshje të shtrënguara, fundet laps, dhe pantallonat me bel të lartë. Zakonisht u rri mirë çdo veshje dhe minifundet janë veshjet e përditshme.
Në formë “trekëndëshi”
Në një farë mënyre është e kundërta e formës “dardhë”. Këtu shpatullat janë më të gjera se ijet, dhe këmbët janë më të gjata. Është fiziku i shumë atleteve dhe modeleve.
Në këtë rast objektivi është të balancos pjesën e sipërme të trupit me pjesën e poshtem, për të kaluar vështirësinë e gjetjes së veshjeve të përshtatshme për ije të ngushta. Veshjet e ndara do ju shkonin, duke gjetur kombinimin e duhur të veshjes sipër dhe poshtë, me ngjyra të hapura për pjesën e poshtme dhe të errëta lartë.
Forma si “drejtkëndësh”
Trupi drejtkëndor ka të njëjtën raport mes shpatullave, ijeve dhe pak forma në gjoks dhe Forma B.Objektivi është krijimi i pak butësie, për të zbutur pak format. U shkojnë veshjet me mbivendosje, stampime, vija, xhaketat me dopio jakë, dhe prerjet asimetrike, ndërsa duhen evituar prerjet si trapez dhe format shumë të drejta për të mos ngjarë shumë mashkullore.
Top Channel