Manchester City “godet” sërish
26/01/2018 17:01
Aymeric Laporte do të bëhet lojtar i Manchester City ditën e hënë.
Sipas “El Correo”, qendërmbrojtësi francez i Athletic Bilbaos do të udhëtojë në Angli pasi është arritur marrëveshja mes klubeve për 65 milionë euro, aq sa ishte edhe klauzola e lëshimit të futbollistit.
Laporte do të fitojë 7 milionë euro në sezon për 6 vitet e ardhshme me klubin anglez.
Top Channel