Botërori i Rusisë që do të zhvillohet këtë verë me kombëtaren më të mira të futbollit global, do të jetë një turne i sigurt dhe me imunitet, në kontrast me Europianin 2016 në Francë, ku pati shpërthime dhune dhe kaosi.
Shefi i huliganëve rusë, Alexander Shprygin që u përjashtua nga Franca pikërisht për aktet e dhunës para dy vjetësh, ka siguruar thuajse të gjithë tifozët se i pret një udhëtim i sigurt në qytetet e finaleve.
Asistent parlamentar dhe mik i presidentit kontrovers Vladimir Putin, dha për gazetën Le Parisien, edhe një guid rregullash që duhen ndjekur. Në rrezik potencial janë homoseksualët dhe rivalët e përjetshëm të rusëve, tifozët polakë dhe kroatë.
“Di që ultrasit anglezë janë të shqetësuar por për mua kjo është vetëm një histeri, pasi do të ketë masa sigurie të paprecedent. Kundërshtarët tanë kryesorë janë ukrainasit që nuk janë kualifikuar, apo edhe kroatët e polakët. Shumë prej tyre nuk do mund as të futen në Rusi. Huliganët tanë do fokusohen pikërisht këtu dhe jo tek anglezët apo francezët në botërorin 2018. Homoseksualët duhet të respektojnë kulturën ruse dhe të sillen mirë”, ishte paralajmërimi i ultrasit famëkeq moskovit, për botërorin e kësaj vere.
Top Channel