Në kërkim të pronarit, qeni udhëton me tren

25/01/2018 09:41

Një qen i racës Doberman ka udhëtuar i vetëm me tren për rreth 180 km, madje edhe duke ndryshuar disa stacione për të gjetur pronarin e tij.

Qeni është gjetur i vetëm nga disa të panjohur duke u endur nëpër stacionin e “Birmingham New Street”. Kur e panë, ata kujtuan se ai kishte humbur drejtimin por në fakt qeni ishte nisur me një qëllim të caktuar.

Ata treguan se pasi e dërguan tek veterineri vunë re një mikroçip që tregonte se kishte ardhur nga Hudderfield. Udhëtimi i tij mund të ketë zgjatur rreth 7 orë.

Qeni i pastrehë është marrë nga shoqata “Hilbrae Kennels” në Telford, Shropshire, dhe stafi po përpiqet që ta ribashkojë me pronarët e tij. “Për fat të keq nuk ka numër telefoni në çip,”- shkruan shoqata “Hilbrae Kennels” në Facebook.

Kemi njoftuar të gjithë ata që kemi mundur dhe tani postuam fotografinë për t’i gjetur pronarët. Rasti i tij duket se ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja dhe ka sensibilizuar shoqatat në ndihmë të kafshëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA