Kur ndez zjarr në vend të gabuar – VIDEO

25/01/2018 17:38

Një djalë i vogël ka “fluturuar” veten në ajër, pasi ndezi një kapsollë brenda një pusete.

Video shokuese, e filmuar nga kamerat e sigurisë, tregon se si kapaku i pusetës shpërthen dhe godet djalin me forcë të madhe duke e hedhur në një lartësi prej 3 metra.

Sipas rrjetit ifeng.com, incidenti ndodhi në një rrugë në Kinë. Nuk dihet nëse djali ka mbijetuar apo nëse ka pësuar dëmtime të rënda.

Top Channel