Dy histori sa për ta nisur… Nokia refuzoi Androidin, ndërsa Yahoo refuzoi Google-in. Edhe pse me pak fjalë, historitë mbarojnë këtu. Por çfarë mësimesh u nxorën? Së pari, ndërmerr risqe! Së dyti, përqafo ndryshimet. Së treti, nëse refuzon të ndryshosh me kohën, mund të “vdesësh”!
Le të shohim më tej dy ngjarje të tjera. Facebook bleu Whatsapp-in dhe Instagram-in. Ndërkohë, Flipkart bleu Myntra-n dhe kjo e fundit Jabong-un. Kjo e dyta mund të duket si e padëgjuar, por edhe nga këto zhvillime mund të nxirren leksione.
Së pari, bëhu i fuqishëm, aq sa rivalët të mund të bëhen aleatët tuaj. Së dyti, ngjitu në rangjet më të larta, e më pas elimino konkurrencën. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, qëndroni gjithmonë inovatorë.
Histori të tilla nuk mbarojnë kurrë. Ja edhe dy të tjera…
Colonel Sanders themeloi KFC-në në moshën 65-vjeçare, ndërsa Jack Ma, i cili nuk mundi që të punësohej te kompania KFC, themeloi më pas Ali Baba. Fund! Leksionet e nxjerra?
Së pari, mosha është thjesht një numër. Së dyti, vetëm ata që përpiqen mund dhe arrijnë t’ia dalin.
Së fundi, por jo ngjarja e fundit në fushën e suksesit…
Lamborghini u themelua si pasojë e hakmarrjes së një pronari traktori, i cili u ofendua nga Enzo Ferrari, themeluesi i Ferrarit. Kaq dhe mjafton! A mund të nxjerrim mësime nga kjo?
Sigurisht, kurrë mos nënvlerëso askënd. Kurrë! Së dyti, suksesi është hakmarrja më e mirë.
E gjithë kjo të bën të frymëzohesh, të punosh fort. Të mos e harxhosh kohën kot, por ta investosh në mënyrë të zgjuar. Bëni atë që dëshironi dhe mos u frikësoni kurrë se mund të dështoni!
Top Channel