Gabigol rikthehet në Brazil te Santos

25/01/2018 15:22

Përfundon telenovela Gabigol: sulmuesi brazilian i blerë nga Inter dhe i huazuar te Benfica, ka mbyllur aventurën e tij në Evropë, për t’u rikthyer në Brazil.

Lajmin e ka deklaruar vetë sulmuesi, që prej kohësh kish shfaqur probleme me skuadrën portugeze. “Sot mbyll ciklin tim te Benfica. Dua të falenderoj klubin për mundësinë që më dha dhe shokët e skuadrës për miqësinë dhe mikpritjen”, shkruan në profilin e tij në Twitter sulmuesi brazilian.

Ndërkohë pak minuta më vonë në profilin në Twitter të Santos konfirmohet operacioni i transferimit të sulmuesit. Gabigol do të jetë pjesë e Santos në formën e huazimit nga Interi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA