I ftuar në Wake Up, Ylli Rakipi ka rrëfyer diçka më shumë për emisionin që nis të enjten në Top Channel, “Të Paekspozuarit”.
“Si lindi ky emri të paekspozuarit? Duke biseduar me gocën time në familje, se si të ishte një titull ndryshe i emisionit. Në atë kohë ne ishim duke ndjekur një serial, që kishin bërë vetë Kolumbianët për Escobar. Ata kishin një shprehje “të paekstradueshmit”, sepse ata nuk donin të shkonin në Amerikë, vetëm të ekstradoheshin. Çdo gjë mund të ndodhte aty, burgjet i kthenin në hotele me 7 yje, mund të jetonin më mirë aty se sa të ekstradoheshin. Por ndërkohë, në këtë pikëpamje lindi kjo ideja të paekspozuarit. Po në fakt të paekspozuarit tek ne, tek ky emision janë të ekspozuarit, ata që kemi zgjedhur ne dhe që nuk i njohim. Është ajo pjesa e errët e tyre. Ka patur disa ngjarje të rëndësishme”, ka rrëfyer Rakipi.
Top Channel