MotoGP, Yamaha prezanton motorin e ri (Foto)

24/01/2018 18:31

Pas Ducati-t, i erdhi radha Yamaha-s që të bëjë prezantimin e motorit të saj në prag të sezonit të ri në MotoGP.

Eventi ndodhi në Matadero të Madridit, ku edhe për vitin 2018 ata që do të garojnë me Yamaha M1 do të jenë Valentino Rossi dhe Maverick Vinales.

9 herë kampioni i botës foli për pritshmëritë e këtij sezoni të ri për të, por edhe për vetë skuadrën: “Mund dhe duhet të bëjmë më mirë këtë vit. Kjo arrihet duke punuar shumë me motorin, duke këmbëngulur te elektronika dhe te detajet e tjera, me synimin që të shfrytëzojmë sa më mirë gomat”.

Me prezantimin e Yamaha M1 u konfirmua edhe lajmi për rinovimin e kontratës së Vinales dhe ishte vetë piloti spanjoll që zyrtarizoi gjithçka.

“Do të qëndroj te Yamaha edhe 2 vjet të tjerë pas vitit 2018. Këtu ndihem shumë mirë, pasi një pjesë e ëndrrave të mia u bënë realitet”, tha piloti spanjoll.

FOTO GALERI
1/28

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA