Policia e Shtetit ka krijuar dy grupe pune për të riparë ligin për masat shtesë për sigurinë publike.
Drejtori i rendit dhe sigurisë publike, Altin Qato ka qenë në komisionin parlamentar të sigurisë, ku tha se ligji është i plotë po mund të ketë ndryshim në afatet për masat administrative.
“Gjatë zbatimit kemi hasur në problematika që mendojmë që..prandaj kemi ngritur dy grupe pune për t’i riparë. Ligji është i plotë, mund të ketë ndryshim në afatet për masat administrative për ti dhënë mundësi subjekteve private për të rialokuar buxhetin e vet. nuk ka nevojë për ndryshime thelbësore, po në afat”, tha Qato
Ai ka kërkuar nga subjektet që të vendosin kamera me cilësi të lartë. “Policia punon për identifikimin dhe përcaktuar saktë kush është personi. Në shumë raste objekte që kanë montuar kamerat nuk kanë cilësi të lartë, dhe kemi përcaktuar në ligj që të rritet cilësia e kamerave, dhe kemio përcaktuar një sërë objektesh që janë në risk në këtë ligj që të vendosen kamera për leximin optik të kamerave”, tha Qato.
Zyrtari i policisë tha më tej se bankat këtë kanë ngritur si shqetësim që të bëhet një shkallëzim i sigurisë.
Top Channel