Pesë nga funksionarët e policisë që ishin pranuar konkursin për gradën “Drejtues i parë” braktisën provimin për arsye të paqarta.
Kandidatët që morën pjesë iu përgjigjën 100 pyetjeve me alternativa, në testin që zgjati rreth 2 orë. Disa nga kandidatët i shprehën Top Channel jashtë kamerave dyshimet për emra të paracaktuar që do të fitojnë pasi literatura voluminoze prej rreth 900 faqesh i’u është shpërndarë vetëm 2 ditë para konkurimit.
Në konkurs morën pjesë disa nga drejtorët e policive në qarqe, përfshirë drejtori e policisë së Tiranës, Ardi Veliu i cili është një nga emrat e përfolur si zëvëndësuesi Haki Çakos.
Grada “Drejtues i parë ” është një nga kriteret për zgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë. Nga 28 kandidatë vetëm 5 prej tyre do ta fitojnë këtë gradë.
Top Channel