Policia, konkurs për gradën; testi me 100 pyetje, shpallen pesë fituesit

24/01/2018 18:19

Pesë nga funksionarët e policisë që ishin pranuar konkursin për gradën “Drejtues i parë ” braktisën provimin për arsye të paqarta.

Kandidatët që morën pjesë iu përgjigjën 100 pyetjeve me alternativa, në testin që zgjati rreth 2 orë. Disa nga kandidatët u shprehën për Top Channel jashtë kamerave, dyshimet për emra të paracaktuar që do të fitojnë pasi literatura voluminoze prej rreth 900 faqesh iu është shpërndarë vetëm 2 ditë para konkurrimit.

Në konkurs morën pjesë 28 funksionarë të policisë, disa nga drejtorët e policive në qarqe, përfshirë drejtori e Policisë së Tiranës, Ardi Veliu, i cili është një nga emrat e përfolur si zëvëndësuesi Haki Çakos.

Grada “Drejtues i Parë” është një nga kriteret pëer zgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë. Përgjigjet e konkursit dolën pasdite dhe fitues u shpallën: Ardi Veliu, Artan Shkëmbi, Bledar Çeliku, Gentian Shehaj dhe Kastriot Skënderi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA