Guardiola, Allegri, Zidane… Trajnerët më me ndikim në futbollin e sotëm

24/01/2018 16:14

Pep Guardiola është vlerësuar si trajneri me më shumë ndikim në qarkullim i momentit, teksa të gjitha ekipet do të dëshironin të punonin me të.

Kjo, jo vetëm sepse po dominon Premier Leaguen angleze me Manchester Cityn, por për një seri motivesh që ka marrë në konsideratë studioja “Comunicar es ganar”.

Këtu përfshihet raporti me tifozët, sa për shembull, por edhe komunikimi joverbal, lidershipi dhe marrëdhëniet me median.

I dyti, pas tij, renditet Max Allegri, i cili ka lënë pas në këtë “garë” trajnerë si Zidane apo Conte.

Zlatan Ibrahimoviç e kishte kritikuar më shumë sesa një herë, gjatë dhe pas eksperiencës së suedezit me Barcelonën, por kjo nuk e pengon aspak trajnerin katalanas që të renditet në majën e podiumit, pas analizimit të 10 kategorive të ndryshme përtej rezultateve në fushën e blertë.

Në këtë vlerësim janë marrë parasysh karriera, ku analizohen vitet si trajner, titujt dhe trofetë personalë, por edhe raporti me rrjetet sociale, ose e thënë ndryshe mënyra sesi menaxhohet jeta profesionale në internet.

Veç raportit me mediet dhe komunikimit joverbal, vlerësohet prania dhe cilësia në rrjet përtej mesazheve publike, një përzierje mes të folurit dhe aftësisë së të shprehurit edhe pa përdorur fjalët.

Në fund, por jo më pak të rëndësishme janë marketingu dhe raporti me tifozët, me këtë të fundit që askush tjetër nuk e arrin Guardiolën.

Gjithsesi, renditja e katalanasit nuk përbën një çudi. Ajo që të surprizon është renditja e Allegrit në vendin e dytë, aty ku nuk shfaqet Zinedine Zidane, i cili mbante vendin e parë verën e vitit të kaluar. Trajneri i Juventusit ka të njëjtën sasi pikësh me Guardiolën sa i përket karrierës, por atij i mungon komunikimi joverbal dhe marrëdhëniet me sponsorët.

Italiani tjetër, Conte, lë pas Simeonen e Atletico Madrid. Trajneri i Chelseat, edhe pse shkëlqen sa i përket lidershipit, ka një problem sa i përket marrëdhënies me mediet. Habia tjetër është që Mourinho dhe Valverde, njëri tepër i suksesshëm dhe tjetri trajneri aktual i Barcelonës, kanë mbetur jashtë “Top 5”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA