E thotë Taffarel: Alisson, Pele i portierëve

24/01/2018 14:46

Brazili do të prezantohet si favorite në finalet e Botërorit të Rusisë, për të harruar sa më parë zhgënjimin e 4 viteve më parë në shtëpi.

Nën drejtimin e trajnerit Tite skuadra ka marrë një tjetër fytyrë dhe nga starti i keq i eliminatoereve, Brazili ishte e para që arriti kualifikimin, me lojë dhe shumë talente. Si asnjëherë në të gjitha rolet në skuadër ka një konkurrencë të madhe dhe këtë e vërtetojnë edhe portierët më në formë të momentit në Evropë: Alisson i Romës dhe Ederson i Manchester City.

Por trajneri i portierëve të Brazilit, legjenda e Kupës së Botës 1994, Claudio Taffarel duket se e ka bërë zgjedhjen e tij. “Më vjen keq për Ederson. Guardiola ka një ‘as’ në skuadër, por në rrugëtimin e tij Ederson ka gjetur përballë Alisson, që për momentin është Pele i portierëve”, deklaroi Taffarel.

Një komplimet i madh ky nga një prej legjendave të futbollit brazilian, por duket se nuk është vetëm mendimi i Taffarel. Diego Alves, portieri i Flamengos dhe portieri i tretë i përfaqësueses së Brazilit i thur elozhe kolegëve të tij. “Kur ke përballë portierë si Ederson dhe Alisson është më mirë të pranosh vendin si rezervë e tyre. E ëndërroj Botërorin me Brazilin, por e kuptoj që përballë këtyre dy kolosëve nuk kam asnjë mundësi”, deklaroi Diego Alves.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA