Vetëm 24 vjeçe dhe ka tentuar edhe t’i japë fund jetës për shkak të dhunës së vazhdueshme që ushtronte ndaj saj bashkëshorti 9 vjet më i madh.

Shkëlqim Bregu, përveçse e dhunonte e kërcënonte të mos e kallëzonte në polici. 24-vjeçarja K. Bregu një ditë më parë kishte marrë guximin për t’i dhënë fund dhunës fizike dhe psikologjike duke bërë dhe denoncimin.

Ajo ka denoncuar një dhunë të vazhdueshme nga bashkëshorti, dhe si pasojë e saj më 8 janar të këtij viti ka tentuar të vetëvritet duke pirë pesticide bujqësore.

Ndaj Bregut, tashmë pas hekurave kanë nisur hetimet për dhunë në familje, kanosje për të moskallëzuar dhe shkaktim të vetëvrasjes mbetur në tentativë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA