Denoncimi i Fiks Fare: Helmimi i nxenesve me ushqimet që shiten jashtë shkollës

24/01/2018 19:08

Fiks Fare i rikthehet sonte temës së sigurisë ushqimore, ku denoncon sesi produktet ushqimore që shiten jashtë oborreve të shkollave, janë jashtë standardeve.

Emisioni investigativ ka ndjekur rastin e helmimit të disa fëmijëve në shkollën “Eftali Koçi” në Durrës dhe ka konstatuar se tregtarë ambulantë të paligjshëm u shesin nxënësve produkte ushqimore të pakontrolluara dhe që janë lehtësisht të falsifikueshme.

Pas konfirmimit të Spitalit të Durrësit, se fëmijët janë helmuar nga ushqimet e konsumuara, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pretendoi se produktet e kontrolluara ishin brenda standardeve.

Por, Fiks Fare ka zbuluar të kundërtën. Produktet ushqimore që shiten pranë shkollës, janë pa etiketë, pa kundër-etiketë në shqip si dhe me data të skadencës të manipulueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA