UEFA: PSG, korrekt me “Fair Play Financiar”

23/01/2018 17:07

“L’Equipe” publikon se Komiteti i Kontrollit Financiar të Klubeve të UEFA-s i ka konsideruar korrekte blerjet e Neymar dhe Mbappe nga ana e Paris Saint Germain.

Por, klubi francez duhet të shesë lojtarë me vlerën 70 milionë euro deri në muajin qershor për të ekuilibruar llogaritë dhe të plotësojë rregullat e “Fair Play Financiar”.

Neymar u ble nga Barcelona për 222 milionë euro, ndërsa Mbappe u ble nga Monaco për 180 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA