Kryeministri Edi Rama do të takohet me homologun grek Aleksis Tsipras në Davos të Zvicrës.
“Unë do të takohem me kryeministrit grek në ditët në vijim, pasi do të jemi të dy bashkë në Davos, por njëkohësisht mbetet edhe një fazë tjetër e saktësimit të të gjithë elementëve që kanë të bëjnë me marrëveshjen e arritur në linja të gjera”, tha Rama.
Duke konfirmuar këtë takim në emision “5 pyetje nga Babaramo”, kryeministri tha se detajimi i marrëveshjes do të behet në dokumente që do të marrin lëre ligjore apo të një platformë të re të partneriteti strategjik.
Më herët nga Brukseli ishte ministri i Jashtëm grek Nikos Koztias, i cili dha lajmin e takimit mes dy kryeministrave duke vlerësuar si sukses dy raundet e bisedimeve në Kretë dhe Korçë gjë për të cilën tha se kishte informuar edhe koleget e BE.
“Bëmë hapa të mëdha dhe ramë dakord për çështje për të cilat kishte mosmarrëveshje dhe ishin të pazgjidhura për 70 vjet dhe kjo ka sjellë edhe si rezultat takimin që do të kenë në samitin e Davosit të Zvicrës të mërkurën, kryeministrat Tsipras dhe Rama” – ka thënë Koztias.
Një nga arritjet e samiteve, sipas tij, ka dhënë frytet e para me fillimin e gërmimeve për gjetjen dhe rivarrosjen e eshtrave të ushtarëve grekë.
Gërmimet e para në luginën e Sajmolës në Tepelenë nxorën në pah të hënën eshtrat e dy ushtarëve.
Top Channel