NBA, fitojnë Houston dhe Minnesota

23/01/2018 11:50

Nuk kanë munguar emocionet në ndeshjet e radhës së NBA. Houston, forca e dytë e konferencës së Perëndimit, fitoi në Toyota Center ndaj Miami Heat me rezultatin 99-90.

Ai që vuri diktatin e tij në këtë ndeshje për Houstonin ishte i zakonshmi James Harden që e mbylli ndeshjen me 28 pikë, ndërkohë që një paraqitje të mirë beri edhe Chris Paul me 16 pikë, 6 topa në tabelë e 6 assist. Në krahun tjetër, për Miamin 22 pikët dhe 13 topat në tabelë të Hassan Whiteside nuk mjaftuan për të evituar disfatën.

Minnesota dhe Los Angeles Clippers u bënë protagoniste të një ndeshjeje të rivalizuar, por në fund e fituar doli skuadra e Timberwolves me rezultatin 126-118. për Minnesotën spikati Andrew Wiggins që ishte në një ditë të shkëlqyer, gjë që e tregojnë 40 pikët e shënuara prej tij në këtë sfidë.

Wigguins kishte edhe mbështetjen e Jeff Teague me 30 pikë dhe të Anthony Towns me 17 topa në tabelë.

LA Clippers u dorëzua përfundimisht në periodën e fundit të sfidës pavarësisht formës së shkëlqyer të shfaqur nga Blake Griffin që e mbylli sfidën me 32 pikë, 12 topa në tabelë e 12 assist. me këtë fitore, Minnesota tashmë është forca e tretë në Konferencën e Perëndimit pas Golden State dhe Houston.

Atlanta rikthehet te fitorja të cilën e arriti ndaj Utah Jazz me rezultatin 104-90. Belineli luajti 25 minuta dhe shënoi 11 pikë, ndërkohë që njeriu i ndeshjes për Hawks u bë Dennis Schroeder me 20 pikë. Ndërsa te skuadra e Utah Jazz, më i miri në parket ishte Alec Burks me 17 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA