Javier Mascherano zyrtarisht nuk është më pjesë e Barcelonës. Pas 8 sezonesh, asgjentinasi ka vendosur të shkëpusë marëdhëniet me klubin katalanas.
Lajmi është dhënë nga shoqëria katalanase nëpërmjet një komunikate, ndërsa destinacioni i mbrojtësit argjentinas do të jetë drejt Kinës, pasi të firmosë për Hebei Fortune. Klubi do të organizojë edhe një takim homazh për mbrojtësin argjentinas, ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti Josep Maria Bartomeu, si edhe e gjithë skuadra e parë. Përshëndetja me skuadrën do të bëhet përpara fillimit të takimit të Kupëss ë Mbretit, kundër Espanyol.
Mascherano u bë pjesë e Barcelonës në vitin 2010, pasi u largua nga Liverpool dhe gjatë kohës që ishte pjesë e Barcelonës ka fituar shumë trofe me fanelën e katalanasve, mes të cilave edhe Champions League.
Top Channel