Manchester United, klubi me të ardhurat më të larta

23/01/2018 14:34

Manchester United bëhet sërish klubi me të ardhurat më të larta. Kjo është ajo që ka publikon ‘Deloitte Football Money League 2018’, që bazohet tek arkëtimet e klubeve gjatë sezonit të kaluar.

‘Djajtë e Kuq’ kanë mundur të sigurojnë 676.3 milionë të ardhura, duke e zbritur në vendin e dytë Realin e Madridit me 1.7 milionë euro të ardhura më pak se anglezët. Podiumin e plotëson një tjetër skuadër spanjolle, Barcelona me 648.3 milionë  Euro të ardhura.

Klasifikimi vijon me Bayernin e Mynihut me 578.5 milionë euro në vendin e katërt dhe Manchester City në të pestin. Përsa u përket skuadrave italiane, ai që ka pozicionin më të mirë në këtë klasifikim është Juventusi, që renditet e 10 me 405.7 milionë euro.

Interi është në vendin e 15 me shifrën e 262.1 milionë eurove, ndërsa Napoli ndodhet 4 shkallë më poshtë në vendin e 19. Nuk paraqitet mirë Milani, që zbret nga vendi i 16 në të 21, ndërkohë që jashtë 20 skuadrave më të ardhura më të larta është edhe Roma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA