Kërcënohet për gabimin te goli i Romës, Santon mbyll Instagramin
23/01/2018 00:05
Davide Santon u bë protagonist negative në sfidën e djeshme mes Interit dhe Romës në ‘San Siro’. Mbrojtësi i majtë i zikaltërve ishte vendosur keq në fushë dhe në tentativë për të mbyllur një pasim drejt El Sharawit, gaboi rëndë duke i dhënë mundësi sulmuesit të Romës, të shënojë golin e avantazhit.
Kaq ka mjaftuar që furia e tifozëve të shpërthejë ndaj tij në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram, ku nuk kanë munguar as kërcënimet me vdekje, apo mbi familjen e tij.
Pikërisht për këtë arsye, Santon është detyruar të mbyllë Instagramin e tij përkohësisht, ndërsa në mbrojtje të tij ka dalë edhe Luciano Spalletti, që e ka komentuar si një episode normal dhe një gabim që mund t’i ndodhë kujtdo.
Top Channel