Rastet më të vështira të syrit nuk kërkojnë më udhëtim jashtë, zgjidhja është në Shqipëri me Dr. Nishant Taneja nga India 82 mijë pemë të reja janë mbjellë deri tani në Tiranë, ndërkohë që mbeten edhe 18 mijë të tjera deri në 21 mars, kur është edhe Dita Ndërkombëtare e Pyjeve dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës ka premtuar të thyejë rekord me mbjelljen e 100 mijë pemëve.
Në konferencën për financimin e shërbimeve mjedisore pas ndarjes administrativo-territoriale, kryetari Erion Veliaj nuk mund të mos përmendte pyllin orbital: “Duam të rrethojmë Tiranën me një unazë të gjelbër, e cila shërben për të ndarë zonën rurale nga zona urbane dhe për të kufizuar urbanizimin e qytetit. Për sa kohë që jemi një qytet, i cili nuk mund të përballojë një metro, duke qenë se 1 km kushton 300 milionë euro, pra 3 buxhete vjetore të Bashkisë së Tiranës për 1 km metro. Pra, për sa kohë që ky është jorgani, do t’i shtrijmë këmbët sa kemi jorganin”.
60% e investimit për mbjelljen e pemëve në Tiranë vijnë nga privati, thekson Veliaj.
Për një mjedis sa më miqësor, Bashkia e Tiranës po nxit transportin e pastër dhe së shpejti pritet të fillojë funksionimi i autobusëve elektrikë.
“Kemi përgatitur një propozim për Këshillin Bashkiak për linjën e parë të autobusëve elektrikë. Do të miratojmë një linjë të re dhe do t’u themi se kush sjell autobusë elektrikë, e merr menjëherë linjën”, u shpreh Veliaj.
Të gjithë ata që do të sjellin në Tiranë taksi elektrike, do të licensohen brenda 24 orëve, premtoi Veliaj.
Top Channel