Allegri e Ambra, puthje pasionante; shpërthejnë rrjetet sociale

23/01/2018 13:19

Prej kohësh ata të dy janë të lidhur së bashku, por pasioni i tyre, që nuk ka shpëtuar nga objektivi i medias dhe historia e trajnerit dhe aktores po mbizotëron në rrjetet sociale.

E përjavshmja italiane ‘Oggi’ ka shfaqur foto ku trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri  dhe aktorja Ambra Angiolini shfaqen duke u puthur. Të dy të dashurit që në të njejtën kohë ndjekin edhe profesionin e tyre, janë në qendër të vëmendjes nga mediat, për aq kohë sa ata kanë mundësi të rrinë bashkë.

Sipas disa burimeve, edhe pse janë përgënjeshtruar, Ambra është shtatzënë dhe çdo foto apo lajm që vjen prej tyre tërheq vëmendjen e mediave rozë, e padyshim një interesim të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA