Zyrtare, Rafinha lë Barcelonën për Interin
22/01/2018 19:56
Rafinha është zyrtarisht një lojtar (i huazuar) i Interit. Klubi zikaltër ka konfirmuar me anë të një komunikate zyrtare se ka përforcuar skuadrën me brazilianin e Barcelonës.
“FC Internazionale Milano dhe FC Barcelona kanë arritur marrëveshjen për huazimin e Rafinha deri në 30 qershor 2018. Klubi ka opsionin për blerjen e lojtarit për 35 milionë euro plus 3 milionë euro bonus. Blerja duhet të kryhet përpara përfundimit të sezonit aktual”, lexohet në komunikatë.
Vetë Rafinha tha: “Jam shumë i lumtur. Do të kem fanellën me numër 8 dhe jam gati që të nis stërvitjen”.
Luciano Spalletti mund ta grumbullojë në ndeshjen e radhës ndaj Spalit, por vështirë se do ta aktivizojë.
Top Channel