Eklips hënor, Maratona Messier dhe kometa në horizont, ja disa fenomene astronomike që do të keni mundësi të shihni këtë muaj Në një lëvizje që pritet të revolucionarizojë të gjithë mënyrën sesi kryhen blerjet, “Amazon” çeli supermarketin e saj të parë pa staf dhe kasierë.
“Amazon Go”, që gjendet në Seattle, është testuar nga punonjësit e kompanisë përgjatë të gjithë vitit të kaluar, e tani duket se ishte gati për prezantimin e madh.
Supermarketi përdor minisensorë dhe kamera të vendosura në tavan për të identifikuar secilin blerës, e për të gjurmuar produktet e përzgjedhura prej tyre, në një proces që eliminon nevojën e faturimit.
Pagesa do të tërhiqet nga kartat e kreditit të klientëve, kur ata të largohen nga dyqani. Përpara se të hyjnë atje, blerësve do t’iu duhet të akvitizojnë aplikacionin “Amazon Go” në celularët e tyre, të cilët më pas do t’i skanojnë.
Sensorët në rafte i shtojnë produktet e zgjedhura në koshin virtual të konsumatorëve, e mund të fshijnë atë artikull, të cilin klienti ndërron mendje dhe e lë prapë në vend.
Dyqani ishte hapur për punonjësit e gjigantit të blerjeve dhjetorin e vitit 2016 dhe pritej që shumë shpejt të mbërrinte edhe te publiku i gjerë.
Megjithatë, burime brenda tij pohojnë se ka disa probleme me identifikimin e saktë të blerësve me karakteristika trupore të ngjashme, apo fëmijët që mund të lëvizin sendet në raftet e gabuara.
Top Channel