Moda e lartë në Paris, Dior sjell ‘botën e ëndrrave’ (Foto)

22/01/2018 23:50

Christian Dior i zhyti spektatorët në një botë ëndrrash, në javën e modës, Haute Couture në Paris, ndërsa modele me veshje bardhë e zi parakaluan nën sfondin e skulpturave të pjesëve të trupit që vareshin nga tavani.

Marka prestigjoze prezantoi koleksionin e fundit pranverë-verë 2018, në ditën e parë të javës, që i dedikohet modës së lartë. Veshjet, të realizuara kryesisht me dorë, nuk janë të destinuara për dyqanet dhe kur shiten, qepen zakonisht vetëm për një person.

Dior i shfaqi veshjet kryesisht njëngjyrëshe, në një pasarelë që i ngjante një fushe shahu dhe ku gati të gjitha modelet mbanin maska në fytyrë.

Për shfaqjen, Dior ishte frymëzuar nga artistë surrealistë, të tillë si Salvador Dali apo Rene Magritte, që njihen për pasqyrimin e kafazëve dhe pjesëve të trupit në artin e tyre.

‘Ëndrrat tona janë bardhë e zi’, tha stilistja Maria Grazia Chiuri, teksa sqaroi zgjedhjen e saj për koleksionin dyngjyrësh.

FOTO GALERI
1/37

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA