Manchester United është shumë pranë marrëveshjes me Alexis Sanchez, me këtë të fundit që do të firmosë një kontratë prej rreth 21 milionë euro në sezon, e përkthyer ndryshe pothuaj dyfishin e pagës së Paul Pogba, që përfiton 11.5 milionë euro në sezon.
Por sipas asaj që raporton ‘Mirror’, kjo situatë nuk i pëlqen aspak manaxherit të futbollistit, Mino Railoa. Manxheri më i famshëm në botën e futbollit në vitet e e fundit nuk e pëlqen faktin që ylli francez të marrë gjysmën e pagës së futbollistit që pritet të bashkohet me Manchester United, ndaj i ka kërkuar takim drejtuesve të ‘Djajve të Kuq’, për të diskutuar pagën e futbollistit që ai ka nën kontratë.
Kështu mbërritja e kilianit Sanchez, përveç se shihet si një përforcim i rëndësishëm për ‘Djajtë e Kuq’, mund të turbullojë ujërat në skuadrën e Manchester United.
Top Channel