Puna për zhvarrimin e ushtareve greke filloi mesditën e së hënës në praninë e ekspertëve shqiptarë dhe grekë. Ekipet përbëhen nga mjekë, ekspertë të historisë, antropologjisë dhe juristë.
Jorgos Surlas përfaqësues i familjeve të të rënëve grekë thotë se numri i të rënëve gjatë luftës italo-greke në Shqipëri që nga prilli i vitit 1940 deri në mars të vitit 1941 llogaritet 7976 ushtarë të vrarë.
“Si përfaqësues i familjarëve të ushtarëve grekë të rënë këtu gjatë luftës italo-greke që prej asaj kohe gjenden pa varr dhe përkohësisht të humbur e çmoj është ditë si shumë të veçantë, ditë që përtej anës njerëzore të gjetjes së eshtrave të të rënëve sjell në një tjetër nivel marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në Greqi kemi shumë shqiptarë, të cilët unë personalisht i çmoj shumë për vlerat njerëzore dhe punën e palodhur, dhe nuk e kuptoj pse ndonjëherë ka edhe ndonjë reagim negativ. Kjo që po ndodh është thjesht njerëzore dhe falënderoj që më jepet mundësia ti drejtohem me këto fjalë popullit mik shqiptar”, u shpreh Jorgos Surlas.
Pritet që rezultatet e para për numrin e eshtrave të gjetura të mbërrijnë gjatë ditëve në vijim. Për të gjithë skeletet që nuk do të mund të identifikohen prej medalionëve me numra identifikues do të ketë analiza të mëtejshme AND-je.
Mes të varrosurve në luginën e Sajmolës mendohet të ketë edhe një numër ushtarësh italianë. Qeveria greke përshëndet angazhimin e qeverisë shqiptare lidhur me zgjidhjen e kësaj çështje që tregon se dialogu, bashkëpunimi dhe besimi, pa sterotipe, mund të zgjidhë divergjencat dhe njëkohësisht të çlirojë energji pozitive në rajon dhe në të mirën e popujve tanë thuhet ne deklaratë
Edhe partitë opozitare greke e kanë përshëndetur nisjen e gërmimeve në Dragot.
Top Channel