Athina ka përshëndetur nisjen e gërmimeve për gjetjen e eshtrave të të rënëve grekë në Luftën e Dytë botërore, proces i cili nis këtë të hënë në Dragot të Tepelenës.
Ministria e Jashtme greke ka lëshuar një deklaratë për shtyp ku e quan nisjen e punimeve, një hap të rëndësishëm siç shprehet, për të qetësuar shpirtrat e të rënëve të fundit të luftës italo-greke.
“Në bisedimet e Kretës në muajin Nëntor, -thekson komunikata, – u diskutua një afat kohor për nisjen e punimeve, të bazuar në marrëveshjen mes palëve, në kuadër të një çështje humanitare, e cila duhet të zgjidhej në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Qeveria greke përshëndet angazhimin e qeverisë shqiptare lidhur me zgjidhjen e kësaj çështje që tregon se dialogu, bashkëpunimi dhe besimi, pa stereotipe, mund të zgjidhë divergjencat dhe njëkohësisht të çlirojë energji pozitive në rajon dhe në të mirën e popujve tanë thuhet në deklaratë.
Edhe partitë opozitare greke e kanë përshëndetur nisjen e gërmimeve në Dragot.
Top Channel