130 shtetas shqiptarë, të cilëve autoritetet franceze u kishin mohuar kërkesat për azil, u riatdhesuan vullnetarisht këtë të hënë.
Rikthimi i tyre në atdhe është mundësuar nga Zyra Franceze për Migracionin dhe Integrimin,
Kthimi i tyre u bë nëpërmjet aeroportit të Rinasit, ku ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Aida Hajnaj.
Në fjalën e saj Hajnaj theksoi edhe një herë bashkëpunimin që ka policia Shqiptare me zyrat e migracionit në BE dhe apeloi edhe një herë ndërgjegjësimin e shtetasve shqiptarë azilkërkues dhe respektimin e rregullave të lëvizjes së lirë në zonën Schengen.
“Shtetasit shqiptarë duhet të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë se rruga e vetme për t’u integruar në vendet e BE-së dhe në Schengen, është vetëm respektimi i rregullave dhe i parimeve të lëvizjes së lirë. Në vijim të masave do të vazhdojmë me identifikimin e të gjithë shtetasve, të cilët përdorin dokumenta false apo dokumenta të tjera, për të lëvizur në vendet e BE-së dhe Schengenit, në mënyrë jo të rregullt dhe jo në respekt të parimeve dhe rregullave të lëvizjes së lirë”, deklaroi Hajnaj.
Top Channel