iPhone X, smartphone inovativ me të cilin Apple festoi 10-vjetorin e telefonit, po regjistron shitje shumë poshtë pritshmërive, dhe për këtë Apple mund të heqë në vjeshtë pajisjen nga katalogu i saj.

Kompania në verë do të ndërpresë prodhimin e saj. Është Ming-Chi Kuo, analisti i Kgi Securities dhe ekspert i kompanisë së Cupertino që bën të ditur lajmin.

Sipas tij, iPhone X ka zhgënjyer pritshmëritë sidomos në një treg të madh siç është ai kinez. Problemi ka të bëjë më të famshmin pjesë të zezë në krye të ekranit të telefonit ku ndodhen sensorët e telefonit.

Konsumatorit i jep përshtypjen se ka pak hapësirë të përdorshme në ekran, dhe për këtë do të preferonin të blinin një iPhone 8 Plus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA