Libri i skandalit ekspozon FIFA-n

21/01/2018 12:59

Skandalet korruptive dhe diskutimet kontroverse mbi caktimin e botërorëve të futbollit në Rusi dhe Katar u rikthyen në vëmendje sërish, thuajse 7 vjet nga votimi.

Një libër i dalë këtë javë ekspozon sërish FIFA-n mbi disa dëshmi që mbeten për t’u vërtetuar se një kompani televizive nga Katari dha 100 milionë dollarë vetëm për të influencuar në vendimin e Komitetit Ekzekutiv për Botërorin 2022.

Kapitujt e librit janë ekzaminuar me kujdes dhe dolën në dritë përmes hetimit të gjatë të Bonita Mersiades. Kjo e fundit, si pjesë e kandidaturës së dështuar të Australisë për Botërorin, që më pas shkoi për Katarin, tregon gjithashtu se për të marrë mbështetje, duhen paguar të gjithë në FIFA.

Legjenda gjermane Franz Beckenbauer nuk do të kishte dhënë një mbështetje të madhe për Australinë nëse nuk do të ishte paguar me shuma të majme, por në kundërshtim me mandatin e tij në FIFA.

Si për ironi të fatit, në votimin për turneun, Blatter insiston se vetëm vota e tij shkoi për Australinë dhe jo ajo e Beckenbauer, që cilësohej si e sigurt nga financuesit e gjermanit. Libri tregon që në muajt para votimit, në dhjetor të vitit 2010, transmetuesi Al Jazeera, përmes degës sportive që tashmë quhet BeIN Sports, pranoi marrëveshjen sekrete për 100 milionë dollarë ndaj FIFA-s për të mbështetur kauzën që do të sillte organizimin e Botërorit.

Në librin që jep dëshmi të ish-presidentit Blatter, tashmë i dënuar nga Etika për korrupsion, tregohet që bonuset për Komitetin Ekzekutiv prej 22 personash janë diçka e zakonshme, edhe pse në konflikt të hapur interesi në FIFA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA