Kontrolli rrugor, policia: Dhjetëra masa ndëshkuese në 48 orët e fundit

21/01/2018 18:12

Në 48 orët e fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka marrë dhjetra masa ndaj drejtuesve të ndryshëm të mjeteve, të gjetur në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia thotë se si rezultat i kontrolleve të ushtruara, janë pezulluar 66 leje drejtimi, si dhe janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, nga këta 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

Masa janë marrë edhe për qarkullim tej normave të lejuara të shpejtësisë dhe drejtimin e automjetit nën gjendjen e alkoolit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA