Ku ka zë nuk është pa gjë dhe duket se ajsbergu po fillon të zbulohet pak e nga e pak. Neymar-Real Madrid me shumë gjasa nuk do të ngelet vetëm një fantazi merkato.
Për herë të parë, në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së radhës në kampionat kundër Deportivos, trajneri i Real Madrid ka përmendur emrin e brazilianit, që luan për ngjyrat e PSG. “Nuk e kam zakon të flas për futbollistët që nuk janë pjesë e skuadrës sime. Por Neymar është një futbollist që i pëlqen të gjithë botës së futbollit, sepse është një futbollist i madh”, deklaroi trajneri Zinedine Zidane.
Lidhja mes talentit brazilian dhe klubit madrilen nuk është një zë i ri që vjen në media, por raportet e tensionuara që ai ka me një pjesë të mirë të skuadrës, në veçanti me uruguajanin Cavani, të bashkëngjitura këto edhe me thashethemet e largimit të Ronaldos nga Madridi verën e ardhshme, e rikthejnë në qendër të vëmendjes këtë çështje.
Ndërkohë Zidane ka konfirmuar se Real Madrid nuk do trë ndërhyjë në merkaton e janarit për të bërë përforcime.
Top Channel