Fëmijët hiperaktivë janë në rritje në Gjermani dhe disa shkolla kanë vendosur të adoptojnë një masë të diskutueshme, një xhup plot me rërë që i ndihmon të qëndrojnë.
Përkrahësit e një mase të tillë sigurojnë që përfitimet janë të pamohueshme dhe sigurisht në të mira se ato të terapive me ilaçe. Por ekspertët paralajmërojnë: “Xhupat të kujtojnë këmishët e forcës që përdoren në spitalet psikiatrike dhe i bëjnë këta fëmijë të ndryshëm”.
Deri tani janë 200 shkolla gjermane që kanë adoptuar këtë nismë. “Fëmijëve u pëlqen shumë dhe askush nuk detyrohet ta veshë. Madje, kush nuk ia ka nevojën dëshiron ta provojë, dhe nuk është aspak shenjë e margjinalizimit”, thotë për The Guardian, Gerhild de Wall që punon në një shkollë të Hamburgut, një nga të parët që ka përdorur këtë xhup.
Top Channel