Xhudo, Gjakova e Krasniqi medalje në Tunizi

20/01/2018 14:47

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi i dhuruan 2 medalje Kosovës në turneun Grand Prix të Tunizisë në sportin e xhudot. Nora Gjakova në kategorinë e peshës deri në 57 kg dhe në finale u përball me koreanojugoren JuJong Kvon.

Gjakova e kontrolloi ndeshjen gjatë gjithë kohës  dhe në çastet e fundit të sfidës i dha goditjen përfundimtare kundërshtares, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit.

Ndërsa Distria Krasniqi garoi në kategorinë e peshës deri në 52 kg duke fituar medaljen e argjendtë. Në finale, Krasniqi u përball me brazilianen Pereirat, të cilën u duk se po e mposhtte. Por në fund Pereira përfitoi nga humbja e përqendrimit të Krasniqit, për të fituar medaljen e artë, ndërkohë që kosovarja u detyrua të kënaqej me vendin e dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA