Tre lagje të Tiranës me rrjet të ri ujësjellës-kanalizime

20/01/2018 10:42

Tre lagje të Tiranës kanë një rrjet të ri furnizimi me ujë të pijshëm, falë sistemimit të bërë nga UKT.

Ka përfunduar sistemimi i rrjetit të ri të kanalizimeve në rrugën “Robert Shvarc”, pranë shkollës “At Zef Pllumi”, për një shërbim sa më cilësor për banorët.

Gjithashtu, është mundësuar një rrjet i ri ujësjellësi në rrugën “Petro Nini Luarasi”, pranë Shkollës së Baletit. Ky investim do të bëjë të mundur furnizimin me ujë të pijshëm nga tubacione të reja me materiale bashkëkohore dhe cilësi maksimale. Ndërtimi i një lidhjeje të re me rrjetin e ujësjellësit është i rëndësishëm për të mundësuar akses dhe shërbim cilësor për të gjithë banorët e zonës.

Ndërkohë, në rrugën “Ali Visha” , Bashkia e Tiranës ka ndërtuar një tjetër linjë të re ujësjellësi, e cila do të ndikojë më shumë për të rritur kapacitetin dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA