Sërish sirena madrilene për Bonuccin

20/01/2018 12:35

Leonardo Bonucci iu bashkua Milanit vetëm në verën ë 2017-ës, po aventura e tij te kuqezinjtë nuk po rezulton aspak ashtu siç pritej.

Qendërmbrojtësi nuk ka gjetur përshtatjen e duhur dhe kuqezinjtë nuk po arrijnë të marrin rezultate dhe e kanë thuajse të pamundur të sigurojnë pjesëmarrjen në Champions, ndaj kapiteni po mendon për t’i dhënë lamtumirën në fund të sezonit.

Një tjetër sezon pa Champions do të ishte i tepërt për Bonuccin, që nuk është se i kanë mbetur edhe shumë vite karrierë. Mediet spanjolle raportonin sot se ka qenë pikërisht kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos që i ka kërkuar drejtuesve të klubit, transferimin e Bonuccit në kryeqytetin spanjoll.

Me Varane shpesh të dëmtuar, reparti i mbrojtjes së skuadrës së Zidanes ka lënë shumë për të dëshiruar dhe klubi madrilen ka nisur negociatat me Milanin, për të marrë në verë Bonuccin.

Gjithçka do të varet nga pjesëmarrja në Champions, ku Milani mund të arrijë edhe nëse triumfon në Europa League, por që gjithsesi duket e vështirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA