Guardiola kandidati i radhës për pankinën e PSG

20/01/2018 14:21

Lista e kandidatëve që mund të drejtojnë skuadrën e PSG pasurohet me emra të trajnerëve më të mirë në qarkullim.

Pas vetëofrimit të Roberto Mancinit, që i bashkohet atyre te Antonio Conte e Jose Mourinho, emri i radhës që zbulojnë mediat është ai i spanjollit që drejton Manchester City, Pep Guardiola. Sipas Mirror, trajneri iberik ka patur kontaktet e para telefonike.

Guardiola ka ende edhe një vit kontratë me britaniket e Manchester City, por joshja pariziene është bërë e madhe. Gjithnjë në kërkim të motivimeve të reja dhe idesë për të shpërndarë futbollin e tij në të gjithë Evropën, Pep do ta dëshironte një fluturim drejt Parisit, ku ndër të tjera e pret një kontratë që e bën trajnerin më të paguar në botë: me më shumë se 20 milionë euro në vit.

Por gjithësesi duhet marrë parasysh edhe konkurrenca: Antonio Conte është në fundin e rrugëtimit të tij me lndinezët e Chelsea dhe Parisi është një vend ideal për të punuar. Roberto Mancini u vetëkandidua pak ditë më parë. Është pak më i spostuar, ndërkohë Mourinho ka vendosur të rinovojë kontratën me Manchester United deri në verën e vitit 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA