UEFA zyrtarizon shifrat për spektatorët në futbollin europian

19/01/2018 12:52

Thuajse një milion e gjysmë spektatorë në stadiumin “Camp Nou” për të shijuar magjitë e Lionel Messit. Sipas një analize më të fundit mbi kampionatet në 55 vende europiane, duke përfshirë edhe Shqipërinë, Barcelona është klubi që ka shitur më tepër bileta për ndeshjet në shtëpi, në të gjithë vitin që lamë pas.

“The European Champions Report” saktëson se, 1.49 milionë bileta mblodhën katalanasit në tempullin e tyre, thuajse 78 mijë spektatorë të akomoduar në tribuna, dëshmitarë të golave dhe magjive të Lionel Messit dhe talenteve të tjera “blaugrana”.

Gjithnjë sipas analizës mbi numrin total të spektatorëve, për herë të parë 11 skuadra kanë shitur më shumë se një milion bileta secili, në ndeshjet e zhvilluara në stadiumet e tyre.

Spikatin mbi të gjithë skuadrat e Premier League, 3 nga Bundesliga, Reali dhe Barça nga La Liga dhe, mes atyre që gëzojnë më shumë mbështetje, edhe skocezët e Celtic. Në vendin e dytë për shitjen e biletave është Manchester United, që vitin e kaluar mblodhi në “Old Trafford” plot 1.43 milionë spektatorë.

Nuk mund të ishte jashtë listës Borussia e Dortmundit, që mund të krenohet se është skuadra me përqindjen më të lartë të shikuesve, 79 mijë spektatorë në çdo ndeshje në “Signal Iduna Park”. Gjermanët janë në shkallën më të ulët të podiumit, vetëm sepse luajnë më pak sesa të tjerët në Bundesliga, krahasuar me Anglinë dhe Spanjën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA