Me kërkesë të opozitës, Kryeparlamentari Ruci hoqi nga rendi i ditës së Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe imunitetit, propozimin e PS për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.
Demokratët ngulën këmbë se nuk ishin respektuar as afatet as kalendari i punimeve.
Eduard Halimi: Ju si kryetar i Kuvendit nuk e fusni dot në kalendarin e Konferencës së Kryetarëve. Nuk e fusni dot sepse do të kalojnë dy javë.
Gramoz Ruçi: Derisa kemi pritur dy vjet, le të presim edhe dy javë. Jeni dakord ta heqim nga rendi i ditës?
Ruçi kaloi në pikën tjetër të rendit të ditës, Kodin Etik të deputetëve, duke vijuar me miratimin nen për nen. Edhe në këtë rast, opozita i qëndroi strikte rregullores së Kuvendit.
Gramoz Ruçi: Kush është dakord? Dakord, miratohet.
Enkelejd Alibeaj: Sa veta je ti këtu?
Gramoz Ruçi: 2, 4, 5!
Enkelejd Alibeaj: Po këtej?!
Gramoz Ruçi: 5 me 5! Do të bëhen dy relacione.
Enkelejd Alibeaj: Po si do të bëhen dy relacione, s’quhet i miratuar pra!
Kryeparlamentari pranoi edhe një kërkesë të tretë të opozitës, kur demokratët e kanë kundërshtuar për një tjetër procedurë votimi.
Gent Strazimiri: Rifillon mbledhja nga e para, të miratohet në parim njëherë drafti dhe pastaj kalojmë nen për nen.
Gramoz Ruçi: Ajo që i mungon pjesës së parë të diskutimit, është hedhja në parim e Kodit të Sjelljes. Atëherë, kush është dakort? 5 me 5.
Kodi i Etikës do t’i shkojë seancës me dy raporte, të mazhorancës dhe të opozitës.
Top Channel