Prandellin nuk e duan as në EBA, Al Nasr komunikon shkarkimin

19/01/2018 11:58

Dikur drejtonte pankinën e Italisë, ndërsa sot Cesare Prandelli nuk ka mundur të rehabilitohet dot as në Dubai. Pas shkarkimeve nga Galatasaray në Turqi dhe Valencia në Spanjë, edhe klubi i Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Nasr ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e teknikut italian.

Vendimi është komunikuar përmes rrjeteve sociale dhe është marrë pas reflektimeve që pasuan eliminimin e ekipit arab në 1/8-at e finaleve të Kupës së Presidentëve, nga ekipi Dibba Al Fujairah i drejtuar nga një trajner brazilian si Paulo Comelli.

Skuadra e drejtuar nga ish-trajneri i “axurrëve” vinte përpara sfidës së kupës nga një ecuri jo e mirë edhe në kampionat, ku aktualisht numëron 5 fitore, dy barazime dhe 5 humbje, duke mbajtur vendin e katërt në klasifikim, me plot 11 pikë diferencë nga kryesuesit e Al Ain.

Prandelli merr goditjen e tretë radhazi, pas zhgënjimit që pësoi me Italinë në Botërorin e vitit 2014 në Brazil.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA