Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me strukturat e partisë në Njësinë numër 1 në Tiranë.
Kryemadhi u shpreh se deri në datën 27 janar, kur do të mbahet edhe protesta e paralajmëruar e opozitës, do të ketë takime në të gjithë Shqipërinë.
“Do të shpërndahemi në të gjithë Shqipërinë për të bërë një përmbledhje të situatës kritike në të cilën është vendi sot. Deri më 27 janar do të shkojmë derë më derë për t’u bashkuar në protestë”, tha Monika Kryemadhi.
Më tej, Kryemadhi u shpreh se data 27 janar do të mbahet mend gjatë.”Data 27 janar do të jetë një datë historike, e cila do të mbahet mend pasi do të ketë me qindra mijëra të rinj e të reja që do të protestojnë kundër Edi Ramës. Kundër papunësisë, kundër varfërisë”, tha Monika Kryemadhi.
Top Channel