Fruthi, 20 të prekur. Fluks vaksinimesh, edhe ata që kishin refuzuar

19/01/2018 15:15

Arrin në 20 numri i të prekurve nga virusi i fruthit në vendin tonë. Frika nga fruthi ka rritur fluksin e pridnërve që kërkojnë të vaksinojën fëmijët e tyre, ndonëse më parë kishin deklaruar që nuk do ta bënin.

“Nuk ia kishim bërë se duke dëgjuar që jo duhet të flasë, duhet të ecë. Kishim deklarur se do ta shtyjmë”, tregon nëna e një vajze të sapovaksionuar.

Në konsultoren e Qendrës Shëndetësore nr.3 thonë se që pas shfaqjes së fruthit, fluks prindërish kërkojnë të aplikojnë vaksinën tek fëmijët e tyre.

“Kemi kërkuar vaksinë shtesë për ta përballuar dhe nga dy ditë në javë që bëheshin më parë, tani po bëjmë çdo ditë”, thotë mjekja pediatre, Mimoza Cabiri.

Të dhëna nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se një javë më parë numëroheshin 1200 fëmijë të moshës 1 vjeç të pavaksinuar, ndërkohë që vetëm për një javë numri i tyre ka rënë nën 1000. Këtë e konfirmon dhe pediatrja Cabiri.

“Kane ardhur i kanë tërheqeur deklarat se më parë shkuanin që mbaj përgjegjësi dhe se nuk u pëlqentë të vaksinonin fëmijët e tyre”, thotë ajo.

Ndërkohë, në të gjitha institucionet arsimore, çerdhe, kopshte, shkolla po u kërkohen nxënësve dhe fëmijëve vërtetime nga qendrat e tyre shëndetësore për respktimin plotë të kalendarit kombëtar të vaksinave. Fëmijët e pavaksinaur nuk pranohen t’i frekuentojnë ato.

Fruthi është sëmundje ngjitëse që shfaqet me temperaturë të lartë, ekzema në fytyrë.Virusi i fruthit përhapet nëpërmjet kollitjes, tështimës dhe zgjat nga 10 deri në 20 ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA