Ka shitur pronësinë e Interit tek Sunning prej gati një viti tashmë, por vetë rrezikon të përfundojë në shënjestër të hetimeve të autoriteteve italiane për blerjen e klubit.
Siç raporton La Stampa këtë të premte, Erick Thohir po hetohet për parregullësi në deklarimin e kapitalit dhe burimeve të financimit për blerjen e zikaltërve nga Moratti.
Të njëjtat burime thonë se po verifikohet origjina e 79 milionë eurove në një periudhë 2-vjeçare, duke nisur nga 2013, deri në 2015.
La Stampa citon burime nga Guardia di Finanza, të cilat thonë se burimi i kësaj shume nuk është i qartë, ndaj po hetohet për origjinën e tyre dhe për të verifikuar nëse është shkelur një ligj i 2007, që flet për rregullat e transaksioneve të shumave të tilla.
Top Channel