Balotelli është një sulmues që shënon gola me një ritëm thuajse si të Neymarit, edhe pse jeta e Supermarios mbetet ende mes dyshimeve mbi famës së të përzgjedhurit dhe dënimit për një talent të pakompletuar, apo mes sjelljeve të turpshme dhe ndjeshmërisë.
Megjithatë, rikthimi i tij në Itali bëhet gjithnjë e më shumë një pistë e mundshme. Në vilën e tij në Côte d’Azur, gjatë 18 muajve të fundit thuhet të ketë gjetur qetësinë dhe forcën psikologjike për të shkëlqyer sërish, mes lojërave të mira dhe prestigjit, por edhe golave të bukur dhe thuajse të pamundshëm.
Metamorfoza teknike tek ekipi francez Nice nuk lë vend për interpretime dashakeqëse. Gjithsesi mbetet ende ndjenja e pasigurisë nëse ai vërtet mund t’i bëjë ballë presionit më të madh sesa atij që mund të ndihet në Ligue 1.
Por a e meriton Balotelli një mundësi për t’u rikthyer në Serie A? Në sfond mbetet gjithnjë Mino Raiola, tejet i aftë në vlerësimin për të pranuar ofertën e Nices, pavarësisht sirenave që vinin nga kampionati kinez. Megjithatë është ende herët për të kuptuar se cila do të jetë fanella që do të veshë në të ardhmen.
Ajo që mbetet e sigurtë është se, nga vera e këtij viti Balotelli mund të lirohet dhe të kalojë ku të dojë falas. E nëse në vitin 2016 kishte oferta vetëm nga Palermo e Chievo, tashmë mund të tentojë edhe ndonjë projekt më ambicioz. Ideja prioritare është qëndrimi në kompeticionet europiane, por hipoteza më tërheqëse është ajo e rikthimit në Serie A, aty ku Milani ndoshta duket se e pret krahëhapur.
Top Channel