Suedia do t’u shpërndajë fletëpalosje 4.7 milionë familjeve me instruksione se çfarë duhet të bëjnë në rast të një lufte.
Zyrtarët thonë se fletëpalosjet do të shpjegojnë edhe si duhet të përgatiten për sulme terroriste apo kibernetike dhe për rastet e katastrofave natyrore.
Publikimi i tyre vjen në mesin e shqetësimeve mbi aktivitetet ushtarake të Rusisë dhe rritjes së terrorizmit dhe atyre që quhen “fake news.
Instruksione të ngjashme ishin shpërndarë edhe gjatë luftës së dytë botërore por printimi ishte ndalur në 1980-ën, shkruanin mediat lokale.
“Ka një kërcënim më kompleks që shoqëron ndryshimet klimaterike, sulmet terroriste, epidemitë dhe manipulimin e informacionit. Njerëzit duhet të mësojnë se si të përballen me to”, thonë zyrtarët e agjencisë së emergjencave civile.
Në vitet e fundit, Suedia ka rritur shpenzimet e saj ushtarake duke cituar përkeqësimin e gjendjes së sigurisë në Evropë, veçanërisht pas rolit të Rusisë në konfliktin në Ukrainë.
Në 2016, Suedia riktheu praninë ushtarake në ishullin baltik të Gotlandit, në mesin e shqetësimeve mbi stërvitjet ushtarake nga Moska dhe ka ndezur debatin nëse duhet apo jo një afrim me aleancën ushtarake të NATO-s.
Vitin e kaluar, vendi rinisi mobilizimet ushtarake. Për më tepër, terrorizmi mbetet lartë në axhendë pasi Stokholmi u godit nga një sulm me kamion, prillin e shkuar, që i mori jetën pesë personave. Versioni i update0uar i “Nëse lufta vjen’ do të shpërndahet nga muaji maj.
Top Channel